Shkruan: Shefqet Mani
Aliriza Selmani mund të quhet me plot gojën një ndër martirët e l.uftës për liri të shqiptarëve. Ai lindi më 25 dhjetor të vitit 1973 në Cerovë të Tetovës. Është i biri i Selmanit dhe Fetijes, një figurë me një tra.shëgimi patriotike në rrethin e Dervenit, një zonë kjo e cila kudroherë ka dhënë dëshmorë, përherë ka pas trima në këto anë, të cilët për ideal kanë pasur edhe legjendën patriotike të këtyre anëve, heroin e kombit Rafiz Merova.
Rafiz Merova dhe shumë të tjerë kanë qenë motive, emocioni për vdekje a liri të të rinjëve shqiptarë në të gjitha trojet tona. I këtij niveli ishte edhe Aliriza Selmani, i cili deri në pikën e fundit luftoi ballëhapur dhe sypatrembur përballë forcave ne.ofashiste serbe në zonën e Pashtrikut në Kosovë.
Ideali i Alinriza Selmanit ishte liria dhe mbrojtja e dinjitetit shqiptar dhe tërësisë tokësore të mbarë Arbërisë.Ky dëshmorë dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë, për veprimtarinë e tyre patriotike kurdoherë do jenë lulet më të ndritura të kombit, do të jenë rruga e ndritur e lirisë së shqiptarëve.
Aliriza Selmani edhe pse i ri në moshë ai kishte një edukatë shumë të shëndetshme familjare dhe tek liria e shihte të ardhmen e kombit të vet. Ai kur morri rrugën e lirisë në fytyrën e tij shumkush kishte parë entuziazëm fitoreje, entuziazëm për mposhtje të egërsisë çetnike serbe.
Pas shëmbëlltyrën së tij do të ecë dielli;Alirizai u ngjit në panteonin e vi.rgjër të kombit të vet, këtë e bëri me guximin më të çiltër dhe me një profesionalizëm të theksuar lu.ftarak, me një profesionalizëm të cilin për një kohë të shkurtër e fitoi dhe u mishërua me të, por edhe me modestinë për të qenë përherë i pari në frontin e ngadhënjimit, në frontin këmbëngulës për ditë ardhmërie, për ditë lirie, për breznitë që vijnë pas.
Siç dëshmon vëllai i tij, Nexhadi Selamani, Alirizai ishte në Angli, por me të dëgjuar për nismat e para që bëheshin për një lu.ftë të hapur kundër Serbisë fa.shiste, ai e braktisi Anglinë dhe ia mësyn frontit për çlirim kombëtar.
Stërvitjet e para i bën në vitin 1999 në Shqipëri, ku edhe profesionalizohet për marrjen e një detyre shumë me përgjegjësi, th.yerjen e kufirit shqiptaro-shqitpar. Në grupin që përbëhej prej hiç më shumë se 14 ushtarë ishte edhe Aliriza Selmani. Kështu gjatë një ofe.nzive të a.shpër me ba.rbarët serbë, ata bien dëshmorë lirie në kufirin më të përforcuar, në një kufi ku vendosej fati i shqiptarëve, fati i të ardhmes të Kosovës.
Trupi i dëshmorit Aliriza Selmani prehet në Landovicën legjendare. Në altarin e lirës ku pr.ehen edhe shumë dëshmorë të tjerë nga Kosova, Maqedonia dhe nga mbarë Arbëria.
Lavdi dëshmorit! /maqedonishaqiptare