Hahn për hapjen e negociatave për anëtarësim: I bindur për rekomandime pozitive për Shqipërinë

Në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt” Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria  mund të shpresojnë për hapjen e negociatave të pranimit në BE pas zgjedhjeve evropiane.

“Unë jam i bindur se Komisioni i BE-së do të paraqesë rekomandime pozitive për të dy vendet në fund të majit në bazë të kritereve të vendosura unanimisht nga Shtetet Anëtare”, tha komisioneri Johannes Hahn, agjencisë Gjermane të Shtypit.

Ndër të tjera Hhan ka thënë se Maqedonia Veriore, në veçanti, meriton qartë fillimin e negociatave për anëtarësim pas reformave dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë.
Shtetet e BE-së tashmë kishin miratuar në parim hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut qershorin e kaluar. Megjithatë bisedimet u shtynë.

Komisioni i BE-së do të paraqesë raporte mbi ecurinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut  menjëherë pas zgjedhjeve evropiane (23-26 maj)
Hahn i paralajmëroi Shtetet Anëtare që të mos luanin me kohën për raportet pozitive. “Vetëm politikat e besueshme do të kenë sukses në nxitjen e procesit reformues të Ballkanit Perëndimor dhe ruajtjen e ndikimit tonë në rajon”, tha ai.

Shqiptarja.com