Bayern Munich nuk duron dot më, 150 milionë euro për dy super transferime

Duke qenë se deri tani, Bayern Munich nuk ka bërë asnjë goditje në merkato, edhe pse ka pasur interes për disa emra të njohur, klubi gjerman nuk ka ndërmend të presë më gjatë dhe do kërkojë të mbyllë dy transferime.

Klubi bavarez do investojë plot 150 milionë euro për transferimin e dy yjeve: Nico Woltemade dhe Luis Diaz. Woltemade, sulmuesi i Stuttgart, një nga zbulimet e fundit në Bundesligë, është i pari në listë. Bordi i Bayernit tashmë ka bërë një propozim fillestar prej 50 milionë eurosh pluse bonuse, por Stuttgart e hodhi poshtë ofertën, duke besuar se çmimi i përshtatshëm është rreth 65 milionë. Megjithatë, oferta e fundit e Bayern do jetë 60 milionë euro, që sipas të gjitha gjasave nuk do të refuzohet nga klubi tjetër i Bundesligës.

Ndërkohë, objektivi i dytë është Luis Diaz. Oferta e parë e bavarezëve 67.5 milionë euro, u refuzua nga kampioni i Anglisë, i cili kërkon 100 milionë euro për yllin kolumbian. Ditët në vijim pritet të ketë një ofertë të përmirësuar ndjeshëm nga Bayern Munich, e cila do të jetë 90 milionë euro.

The post Bayern Munich nuk duron dot më, 150 milionë euro për dy super transferime appeared first on Telesport.