Ndalohet ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë, shkak deklarata fyese ndaj UÇK-së

Ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Igor Popoviq, është ndaluar nga Policia e Kosovës në Bërnjak dhe po dërgohet në stacion për procedura të mëtejshme, raporton RTK duke u thirrur në konfirmim nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas informacioneve, arrestimi i Popoviq ka të bëjë me një deklaratë të tij të mbajtur në Rahovec, ku ai ka përdorur gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë organizatë terroriste dhe duke krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

Gjithashtu, në këtë deklaratë ai ka akuzuar institucionet ndërkombëtare për “dështim në drejtësi”, duke pretenduar se “autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë”.

The post Ndalohet ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovë, shkak deklarata fyese ndaj UÇK-së appeared first on Kosovapost.net.