Avokati Besnik Berisha, ka kritikuar qeverisjen në komunën e Prishtinës për një ndërtim që siç ka thënë ai ndodhet në qendër të qytetit. Avokati ka deklaruar se ata s’po e mbrojnë pronën publike, porse po negociojnë me uzurpatorët.
I njëjti, në reagimin e tij ka publikuar një foto nga punimet në një objektit në fjalë.
‘‘E megjithatë, përkundër denoncimeve publike dhe institucionale, pushtetarët e Komunës së Prishtinës kanë zgjedhur të negociojnë me uzurpatorin, e jo të mbrojnë pronën publike dhe qytetarët’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
Fushata të bën me i mbyll sytë. Të detyron ndoshta edhe me u korruptu. Përndryshe, nuk ka mënyrë tjetër si me u justifiku kjo heshtje dhe ky tolerim i turpshëm.
Për korrektësi: këtë mbindërtim pa leje në pronë publike, në zemër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”, e kam denoncuar personalisht prej vitesh. Këtë e kam bërë jo vetëm për shkak të mungesës së çdo baze juridike, por sepse përbën rrezik real për sigurinë publike.
E megjithatë, përkundër denoncimeve publike dhe institucionale, pushtetarët e Komunës së Prishtinës kanë zgjedhur të negociojnë me uzurpatorin, e jo të mbrojnë pronën publike dhe qytetarët.
Pas këtyre “negociatave”, kush e di me çfarë kosto, sot paska nisur ndërtimi mbi një mbindërtim të paligjshëm, në mes të ditës, në sy të inspektorëve që paguhen për ta ndalur këtë. Heshtja e tyre flet. Kompromisi i tyre është i dëmshëm.
Film i keq. Dështim institucional. Zhbërje e ligjit. Nuk ka si quhet ndryshe.
The post Avokati Berisha kritikon Komunën e Prishtinës për një mbindërtim në qendër: S’po e mbrojnë pronën publike appeared first on Kosovapost.net.