Organizatat e dala nga lufta: Nëse nuk formohen institucionet deri më 26 korrik, s’do të rrijmë duarkryq

Sot në zyret qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë është mbajtur një takim i strukturave të Organizatave të dala nga lufta.

Në këtë takim u fol për ngërçin politik dhe nevojën e zhbllokimit të institucioneve të vendit, shkruan Fokusi.info.

Përmes një konference për media, u paralajmërua edhe marrja e veprimeve në rast se ky zhbllokim nuk ndodh deri në afatin kohor që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

“Kërkojmë që sa më shpejtë të formohen institucionet dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse jo atëherë pse kemi luftuar? Deri më 26 korrik nëse nuk formohen institucionet, ne nuk do të rrijmë duarkryq”, tha Gazmend Syla nga OVL-UÇK.