Haaland optimist për nënshkrimeve të reja: Skuadra po bëhet më e fortë, rikthehemi në majë

Me pushime pas eliminimit të Manchester City në Botërorin për klube, sulmuesi norvegjez Erling Haaland ka reaguar në rrjetet sociale për blerjet e shumta që ka bërë klubi

Ai ka përshëndetur nënshkrimin e adoleshentit norvegjez Sverre Nypan nga Rosenborg. Haaland iu përgjigj lajmit duke shkruar: “Mirë se erdhe Sverre!!” dhe duke pëlqyer gjithashtu postimin origjinal.

Skuadra po bëhet gjithnjë e më e fortë. Do të jemi kompetitivë, këmbëngulës për rezultatet dhe harruar sezonin e fundit. Do të rikthehemi në majë”, ka deklaruar sulmuesi norvegjez.

Skuadra e Pep Guardiolës ka qenë aktive në tregun e transferimeve, duke shpenzuar rreth 125 milionë euro në merkato për Rayan Cherki, Rayan Ait-Nouri, Tijjani Reijnders dhe Marcus Bettinelli.

The post Haaland optimist për nënshkrimeve të reja: Skuadra po bëhet më e fortë, rikthehemi në majë appeared first on Telesport.