“Defensa Central” raporton se Chelsea i është shtuar listës së gjatë të ekipeve që interesohen për Rodrygo-n. Braziliani ka përfunduar në stol me ardhjen e Xabi Alonso si trajner, ndaj largimi i tij nga Madridi këtë verë është mëse i mundshëm.
Së fundmi, në garë për të është futur edhe Chelsea. Propozimi i klubit londinez është vërtet interesant, ata i ofrojnë Real Madridit dy lojtarë në këmbim të Rodrygo. Bëhet fjalë për Nicolas Jackson dhe Joao Felix, të dy jashtë planëve të Enzo Maresca për sezonin e ardhshëm.
Në anën tjetër, Real Madrid preferon më shumë të ardhura direkte nga largimi i Rodrygo-s, sesa lojtarë të tjerë të përfshirë në marrëveshje. Klubi madrilen do e përfshinte Rodrygo-n në një marrëveshje të tillë, vetëm nëse në lojë do hynte Enzo Fernandes, gjë që nuk ka shanse të pranohet nga Chelsea.
Përveç Chelsea-s, për 24-vjeçarin brazilian ka interes edhe nga top klube të tjera si Manchester City, PSG, Arsenal dhe Bayern, pa harruar klubet arabe.
The post Real Madrid merr propozimin interesant nga Chelsea për Rodrygo-n, dy lojtarë në këmbim të brazilianit appeared first on Telesport.