Tahiri: Dha 100 versione për kërcënimet ndaj Kosovës, ky diletantizem i presidentes është i paparë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila dje ka folur për disa kërcënime të Serbisë ndaj Kosovës.

Ajo ka bërë me dije se Osmani në konferencën e saj për media ka dhënë shumë versione për këto kërcënime.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se presidentja nuk tregoi se kush e ndali Serbinë.

“Nje presidente, njeqinde versione – tashme spo dihet a Trumpi, a Maqedonci a KFORi apo brifingjet ishin burimi i saj per kercenime ndaj Kosoves- as nuk po dihet kush e ndali Serbine, presidentja, Trumpi, KFORi apo Maqedonci – ky diletantizem i nje presidenteje eshte i papare”, ka shkruar Tahiri.