Plani i Real Madrid për të transferuar Enzo Fernandez, “paratë” do i sjellin këta 2 lojtarë

Pas 4 transferimeve të kryera deri tani, Real Madrid po mendon dhe për një goditje “big” në mesfushë për ta mbyllur merkaton. Dëshira e madhe e Xabi Alonso është Enzo Fernandez, një nga mesfushorët më të mirë të momentit në botë.

Argjentinasi për të cilin Chelsea pagoi 120 milionë euro të Benfica, është kthyer në një pikë kyçe për “Blutë” dhe vështirë se ata do heqin dorë prej tij. Gjithsesi, te Real Madrid janë të bindur se me një ofertë të jashtëzakonshme që llogaritet deri në 150 milionë euro, Chelsea nuk do refuzonte të linte të lirë Enzo Fernandez.

Dhe për të siguruar shumën e nevojshme për trasnferimin e Enzo Fernandez, Real Madrid po mendon të nxjerrë në shitje 2 nga yjet e ekipit, sipas asaj që raporton “Defensa Central”. I pari është Rodrygo, për të cilin ka një interes të madh nga disa klube të mëdha, pa lënë anash dhe ato arabe. Braziliani nuk është në planet e Xabi Alonsos, ndaj po përgatitet largimi i tij nga Madridi. Vlera e tij llogaritet jo më pak se 100 milionë euro.

Një tjetër emër “big” që mund të sakrifikohet për Enzo Fernandez është edhe Eduardo Camavinga. Francezi pëlqehet shumë nga Pep Guardiola dhe City është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro për t’i plotësuar dëshirën trajnerit spanjoll.

The post Plani i Real Madrid për të transferuar Enzo Fernandez, “paratë” do i sjellin këta 2 lojtarë appeared first on Telesport.