Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës në turin e parë pas humbjes 0-1 ndaj Kalju në “Arenën Kombëtare”
Partizani u eliminua që në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, pas humbjes 0-1 në “Arenën Kombëtare” ndaj Kaljut, vetëm në kohën shtesë. Ndeshja e parë në Estoni përfundoi në barazim 1-1.
Gjatë 90 minutave të rregullta, skuadra e Partizanit ishte më e kërkueshme dhe krijoi disa raste për të kaluar në avantazh.
Penalltia e humbur nga Skuka – VIDEO
Në minutën e 80’, ata patën një mundësi të artë për të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, por Xhulio Skuka dështoi, pasi portieri kundërshtar arriti të ndalojë gjuajtjen e tij.
Në kohën shtesë, pavarësisht disa përpjekjeve të “Demave” për të ndryshuar rezultatin, në minutën e 104’, Ivanov shfrytëzoi një kundërsulm dhe shënoi golin vendimtar që i dha kalimin më tej skuadrës estoneze.
Malisheva është eliminuar nga parakualifikimet në Ligën e Konferencës, pasi pësoi humbje 8-0 në ndeshjen e dytë ndaj Vikingur Reykjavik, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 9-0.
Sakaq, zyrtarizohet përballja e FC Prishtinës në raundin e dytë të Ligës së Konferencës – skuadra kryeqytetase do të ndeshet me Larne FC nga Irlanda e Veriut.
Lajmi u konfirmua pas përfundimit të ndeshjes së kthimit ndaj Sheriff Tiraspol, ku Prishtina fitoi 2-1 në “Fadil Vokrri”, duke u eliminuar nga raundi i parë të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Kualifikim edhe për ekipin shqiptar të Malit të Zi, Deçiq i Tuzit, i cili pavaresisht humbjes në Maqedonine e Veriut nga Sileks (2-1) kalon ne turin e dyte te Conference League pasi fitoi 2-0 në shtepi ndeshjen e vajtjes.
Në tur te dyte futen tashme edhe Ballkani i Kosovës dhe Dinamo City i Shqipërisë, përballë respektivisht Floriana (Maltë) dhe Athletic D’Escaldes (Andorrë)
Vllaznia do te perballet ndaj Vikingur Reikjavik ne tur te dytē, kurse Egnatia, që zbriti nga Champions, ndaj Dinamo Minsk ne Bjellorusi. Ja shorti i plotë:
Conference League | Turi 2
Dinamo Minsk-Egnatia
Vllaznia-Vikingur Reikjavik
Larne-Prishtina
Athletic D’Escaldes-Dinamo
Ballkani-Floriana
Deçiq-Rapid Wien
Champions | Turi 2
Shkëndija-FCSB
Kopenhagen-Drita
The post Partizani për turp, Malisheva asfaltohet. 8 ekipe shqiptare vazhdojnë Kupat Europiane appeared first on Telesport.