Pas tri vitesh, Marina Vjollca publikon për herë të parë fytyrën e vajzës

Prej kohësh Marina Vjollca kishte zgjedhur ta mbante larg syrit të publikut vajzën e saj, Marget.

Por pas tre vitesh, moderatorja e njohur ka vendosur të publikojë për herë të parë një fotografi ku shfaqet me të bijën, duke zbuluar edhe portretin e saj.

Në imazhin e postuar, Marina dhe Marget shihen të veshura njësoj, me veshje të kombinuara, duke e bërë edhe më të veçantë këtë moment nënë e bijë, shkruan Kosovarja.

Bukuroshja e vogël ka marrë gjithë vëmendjen në rrjete sociale me ëmbëlsinë dhe shikimin e saj.

Fansat e Marinës nuk kanë kursyer komentet pozitive, duke i uruar vogëlushes jetë të lumtur dhe duke vlerësuar këtë postim si një nga më të veçantët e moderatores.

Kujtojmë që Marget është fryti i dashurisë së Marinës me reperin Getoar Selimi, ndërsa deri më tani çifti kishte zgjedhur të mos e publikonte fytyrën e vajzës.