Musliu: Rasti Jevtiq si sukses i koordinimit mes AKI-së dhe institucioneve

Analisti i sigurisë njëherësh kryetar i Bordit të Institutit “Octopus”, Agim Musliu, tha se rasti Jevtiq është sukses i koordinimit mes AKI-së dhe institucioneve të tjera të sigurisë së Kosovës, transmton KosovaPost.

“Arrestimi i Bojan Jevtiqit, zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimet për spiunazh për llogari të BIA-s serbe, është një nga rastet më serioze por edhe më të suksesshme në fushën e kundërzbulimit. Hetimet disa mujore nga AKI, prokuroria speciale tregojnë përkushtim dhe koordinim për të goditur rrjete të fshehta me prani në institucionet tona të sigurisë. Në posedim të Jevtiqit u gjetën edhe dokumente të Shoqatës Ndërkombëtare të Policisë (IPA), ku janë anëtare Serbia dhe Rusia, por jo Kosova. Kjo ngre dyshime për rrjete paralele komunikimi jashtë kanaleve zyrtare. Përfshirja e një zyrtari policor në këtë rast thekson nevojën për vigjilencë të shtuar institucionale ndaj rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

The post Musliu: Rasti Jevtiq si sukses i koordinimit mes AKI-së dhe institucioneve appeared first on Kosovapost.net.