Zbulohen dy pozicionet ku Barcelona pritet të investojë në merkaton e verës

Hansi Flick i ka idetë e qarta për merkaton e verës dhe sezonin e ri futbollistik.

Ai ka njoftuar klubin për projeksionet e tij dhe drejtuesit katalanas janë dakord me idetë e parashtruara. Barcelona do të jetë e hapur për të shitur një mesfushor. Katalanasit po kërkojnë të forcohen në dy role: sulmues i krahut të majtë dhe mbrojtës i krahut të djathtë.

Barcelona aktualisht ka 35 lojtarë në kontingjent dhe pritet të largohen minimalisht 8 lojtarë. Largimi më i bujshëm pritet të jetë ai i gjermanit Marc-Andre ter Stegen.

The post Zbulohen dy pozicionet ku Barcelona pritet të investojë në merkaton e verës appeared first on Telesport.