Mbrojtësi 18-vjeçar italian Giovanni Leoni, që sezonin e kaluar debutoi në Serie A me Parma, është në krye të listës së Inter për të forcuar dhe rinovuar këtë repart. Lojtari ka një vit që është në shënjestrën e klubit zikaltër dhe është zgjedhja e parë në mbrojtje.
Ai i përshtatet në mënyrë të përkryer profilit të një mbrojtësi për të cilin të gjithë bien dakord. Ai që e kërkon me çdo kusht është pikërisht trajneri i sapoardhur Christian Chivu, që e ka patur vjet te Parma dhe ia njeh mirë cilësitë lojtarit.
Inter është i gatshëm të vërë në tryezë për qendërmbrojtësin e Parmës deri në 30 milionë euro, që kërkon 10 milionë më shumë për ta lënë të lirë. Sebastiano Esposito mund të jetë çelësi për zhbllokimin e marrëveshjes.
Inter dhe Parma diskutuan për mundësinë e përfshirjes së lojtarit në këtë marrëveshje, por do të nevojitet durim. Ndërkohë që, konkurrenca për Leoni është e madhe, si nga Italia ashtu dhe nga Anglia (Liverpool).
The post Inter s’heq dorë nga talenti 18-vjeçar italian, ka gati lëvizjen surprizë për ta veshur zikaltër appeared first on Telesport.