Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, duke e përshkruar si një “cirk” dështimin e 47-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një intervistë në emisionin “FIVE” të televizionit Dukagjini, Rohde theksoi se ky ngërç politik po prodhon pasoja të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët e vendit.
Rohde nënvizoi se megjithëse ka pasur propozime nga të dyja palët – opozita duke kërkuar ndërrimin e kandidatit dhe pozita duke propozuar votim të fshehtë – mungesa e kompromisit mbetet pengesa kryesore.
“Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë, problemi është te kompromisi. Pse të mos ndërrohet kandidati dhe të kemi votim të fshehtë? Nuk është mirë për Kosovën që kjo të vazhdojë kështu”, përfundoi Rohde.
The post Ambasadori gjerman e quan “cirk politik” dështimin e 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës appeared first on Kosovapost.net.