Sipas të gjitha gjasave, braziliani Endrick do të largohet nga Real Madrid dhe destinacioni i tij i ri duket se do jetë Olympique de Marseille, sipas asaj që raporton RMC Sport.
Në sezonin e tij të parë në Madrid, Endrick luajti shumë pak minuta dhe nuk arriti dot të fitonte besimin e Carlo Ancelotti-t. Por, situata nuk ka ndryshuar as tani që trajner është Xabi Alonso. Tekniku bask i beson më shumë “zbulimit” të tij, Gonzalo Garcia, sesa djaloshit brazilian.
Ndaj, në këtë situatë më e mira për talentin brazilian është të largohet diku tjetër, ku te ketë mundësi të luajë rregullisht dhe pse jo të jetë edhe protagonist. Sigurisht që Real Madrid nuk do heq dorë përfundimisht nga Endrick, për të cilin u paguan 60 milionë euro te Palmeiras verën e vitit të kaluar, ndaj braziliani do jetë në një huazim te thjeshtë te nënkampionët e Francës.
The post Mungon vetëm zyrtarizimi! Endrick largohet nga Real Madrid dhe befason me ekipin e ri appeared first on Telesport.