Plani surprizë i Juventusit, rikthimi në Serie A i ish-mesfushorit të Milanit

“Calciomercato.com” raporton se Juventus po punon për të rikthyer në Serie A një emër të njohur siç është Franck Kessie. Ish-mesfushori i Milanit, aktalisht pjesë e Al-Ahli, vazhdon të jetë ende në një formë të mirë dhe ka ngjallur interesin e disa ekipeve nga Serie A, si Roma e Atalanta, por Juventusi është më afër tij.

Drejtuesit e Juventusit po mendojnë për rikthimin në Serie A të mesfushorit të Bregut të Fildishtë pa shpenzuar asgjë. Plani i tyre është që Franck Kessie të përfshihet në një operacion shkëmbimi me Nicolas Gonzalez. Anësori argjentinas nuk është në planet e Igor Tudor, ndaj bardhezinjtë duan ta “përdorin” atë në këmbim të Franck Kessie.

Deri tani nuk ka ende një përgjigje nga kampionët e Azisë, pasi Franck Kessie është një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm dhe vështirë se do pranojnë ta lënë të lirë kaq lehtë.

The post Plani surprizë i Juventusit, rikthimi në Serie A i ish-mesfushorit të Milanit appeared first on Telesport.