Ylli irlandez i MMA-së, Conor McGregor, është parë së fundmi në plazhin e Fort Lauderdale në Florida në një moment të afërt me një grua brune të panjohur.
Ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta fshehur këtë moment, pavarësisht se në afërsi nuk ishte e fejuara e tij, Dee Devlin.
Kjo ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut dhe mediave, duke u bërë pjesë e një serie të gjatë ngjarjesh kontroverse që kanë shoqëruar sportistin ndër vite.

Ajo që ka habitur shumë njerëz është reagimi nga ana e Devlin. Në vend që të distancohej nga McGregor pas publikimit të këtyre fotove intime me një tjetër grua, ajo ka zgjedhur ta përkrahë publikisht dhe t’i urojë atij ditëlindjen në Instagram.
Devlin ka shpërndarë një foto nga një faqe fansash ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen njeriut që gjithmonë e bën Dee-n të qeshë”, duke shtuar më pas edhe disa imazhe të përbashkëta ku shfaqen të buzëqeshur dhe të afërt.

Kjo sjellje nuk është e pazakontë për Dee Devlin, e cila ka qenë krah McGregorit edhe gjatë periudhave më të vështira të jetës së tij.
Në vitin 2024, ajo qëndroi pranë tij gjatë një gjyqi civil në Dublin, ku ai u shpall përgjegjës për një sulm seksual ndaj një gruaje, incident që dyshohet të ketë ndodhur në kohën kur ata ishin ende bashkë.

Pavarësisht akuzave të rënda dhe sjelljeve të diskutueshme të McGregorit në publik, duket se Dee Devlin vazhdon ta mbështesë dhe të qëndrojë në krah të tij, duke dhënë një mesazh të qartë se përkushtimi dhe besnikëria e saj ndaj tij nuk janë lëkundur.