Chelsea mposhti PSG-në 3-0 në finale dhe fitoi Kupën e Botës për Klube, kompeticion i zhvilluar për herë të parë në këtë lloj formati. Edhe pse humbën në Kupën e Botës për Klube, PSG do të marrë pjesë në një tjetër kompeticion të rëndësishëm që organizohet po ashtu nga FIFA dhe do të mbahet në fund të vitit.
Duke qenë fituesi i Champions League, PSG do të përfaqësojë Europën në Kupën Interkontinentale 2025, kompeticion që do të mbahet në dhjetor dhe organizohet nga FIFA. Ky kompeticion është pasardhësi i Botërorit të Klubeve, fituesi i fundit i të cilit është Real Madridi, spanjollët mposhtën vitin e kaluar 3-0 meksikanët e Pachuca. Ndërsa, Chelsea edhe pse fitoi Kupën e Botës për Klube nuk do të marrë pjesë në Kupën Interkontinentale 2025, pasi marrin pjesë vetëm fituesit e 6 kontinenteve ose ndryshe 6 konfederatave.
Bashkë me PSG-së, në Kupën Interkontinentale 2025, do marrin pjesë 6 ekipe. Deri tani janë mësuar 5 fituesit, që janë PSG në Europë, Al-Ahli në Azi, Pyramids në Afrikë, Auckland City në Zelandën e Re dhe Oqeani dhe Cruz Azul në Amerikën Qëndrore. Mbetet për t’u vendosur dhe fituesi i Kupës Libertadores, ku deri tani ka mbaruar vetëm faza e grupeve.
The post Nuk fituan dot Kupën e Botës për Klube, por PSG do të marrë pjesë në një tjetër kompeticion të FIFA-s këtë vit appeared first on Telesport.