Bernardo Silva është futur në vitin e fundit të kontratës me Manchester City dhe verën e ardhshme, mesfushori portugez pritet të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme, pasi deri tani nuk ka shenja për rinovim mes palëve.
Ndërkohë, “Defensa Central” raporton se agjenti i Bernardo Silva, Jorge Mendes, po punon për një transferim të lirë të lojtarit të tij te Real Madrid. Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit nuk janë shumë optimist për këtë propozim, jo sepse nuk vlerësojnë aftësitë e mesfushorit portugez, por projekti i klubit madrilen synon më shumë të transferojë lojtarë të rinj me një të ardhme afatmesme dhe afatgjatë.
Vetë Florentino Perez preferon më shumë emrat si Vitinha dhe Alexis Mac Allister sesa Bernardo Silva, megjithëse mundësitë për transferimin e yllit të PSG-së dhe të Liverpool-it janë realisht të pakta për shkak të çmimit të tyre, por dhe për pozicionet dhe rëndësinë që kanë në ekipet respektive.
The post Jorge Mendes po përgatit një “dhuratë të madhe” për Real Madridin, do vijë falas nga Man. City appeared first on Telesport.