Kërkon dy yjet e Barcelonës, Luis Enrique i papërmbajtshëm pas humbjes ndaj Chelsea-s

Humbja e PSG-së 3-0 ndaj Chelsea në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, ka trazuar ujërat te kampionët e Francës, të cilët do të ndërhyjnë menjëherë në merkato.

Luis Enrique mendon se reparti ku duhet ndërhyrë është mesfusha, ndaj ai ka kërkuar nga drejtuesit e PSG-së transferimin e dy yjeve të Barcelonës, Marc Casado dhe Fermin Lopez.

I pari është mesfushor difensiv, ndërsa i dyti mesfushor sulmues por mund të luajë shumë mirë dhe si anësor në sulm. Edhe pse klubi katalanas i vlerëson shumë të dy lojtarët dhe ata janë pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të klubit, situata financiare mbetet delikate dhe ata mund të pranojnë oferta nëse skuadra pariziene paraqet një propozim bindës. Por, oferta duhet të jetë mbi 70 milionë euro për secilin nga dy lojtarët e përmendur, ndryshe asnjëri prej tyre nuk do të largohet për një shifër më të ulët.

Luis Enrique është i bindur që ardhja e Marc Casado dhe Fermin Lopez do të sjellë freski dhe cilësi në mesfushën e PSG-së dhe dyshja e Barcelonës do të përshtatej shumë mirë me Vitinha-n dhe Joao Neves, dy mesfushorët e vetëm që konsiderohen të paprekshëm te klubi francez.

The post Kërkon dy yjet e Barcelonës, Luis Enrique i papërmbajtshëm pas humbjes ndaj Chelsea-s appeared first on Telesport.