Rutte: Ukraina mund të sigurojë një numër të madh pajisjesh ushtarake

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka bërë një marrëveshje për t’i shitur armë NATO-s për të ndihmuar Ukrainën, për të cilën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka dhënë detaje duke thënë se e gjitha ka të bëjë edhe me “raketa e municione”.

Shefi i NATO-s vazhdoi duke thënë se kjo do të thotë që Ukraina mund të sigurojë “një numër vërtet të madh pajisjesh ushtarake” për mbrojtjen ajrore, raketa dhe municione, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mark Rutte shton se është ky një lajm i shkëlqyer për Ukrainën, duke falënderuar Presidentin Trump.

The post Rutte: Ukraina mund të sigurojë një numër të madh pajisjesh ushtarake appeared first on Kosovapost.net.