Vizita e Hanrahan në Kosovë, Ambasada amerikane: Takime konstruktive

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka shkruar në lidhje me vizitën e Zyrtarit të Lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan në Kosovë në fundjavën që shkoi.

Ambasada ka theksuar se vizita e tij kishte qëllim për të quar përpara përpjekjet e SHBA-së drejt stabiliteti dhe prosperitetit ekonomik.

“Vizita e tij përfshinte takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të quar përpara përpjekjet e SHBA-së drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të vizituar Manastirin e Graçanicës, vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Hanrahan është takuar në këtë fundjavë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, nënkryetaren e LDK-së, Hykmete Bajramin, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të Listës Serbe.

Në këto takime është biseduar për ngërçin e shkaktuar në institucionet e Kosovës si dhe raportet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.

The post Vizita e Hanrahan në Kosovë, Ambasada amerikane: Takime konstruktive appeared first on Kosovapost.net.