Onana “nxjerr veten” në shitje, dëmtohet dhe do të mungojë 6 javë, United kërkon zëvendësues

Portieri i Manchester United, Andre Onana, ka pësuar një dëmtim në kofshë gjatë turneut parasezonal. Lojtari kamerunas vazhdon të vlerësohet nga stafi mjekësor dhe besohet se i është përgjigjur mirë trajtimit fillestar.

Raporte të ndryshme kanë sugjeruar se Onana do të mungojë deri në gjashtë javë dhe do të humbasë turneun parasezonal të United në Amerikë. Megjithatë, “Sky Sports News” konfirmon se ai të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës.

Altay Bayindir, 27 vjeç, pritet të zëvendësojë United gjatë fushatës parasezonale, e cila fillon me një ndeshje kundër Leeds, më 19 korrik përpara se të nisen për në SHBA. Aty “djajtë e kuq” do të përballen me West Ham, Bournemouth dhe Everton, në një turne që zhvillohet nga 27 korriku deri më 3 gusht.

Ndeshja e fundit miqësore parasezonale e United do të jetë kundër Fiorentina, në “Old Trafford”, më 9 gusht, përpara se të fillojnë kampionati i Premier League (ndeshja e parë në shtëpi kundër Arsenal, më 17 gusht). Portieri veteran Tom Heaton, 39 vjeç, nënshkroi një kontratë të re njëvjeçare për të qëndruar me United më herët këtë javë.

Duke parë dëmtimin, klubi po sheh për një portier të ri edhe për faktin se kamerunasi nuk ka bindur shumë këto dy sezone. Ky dëmtim mund të përshpejtojë fazën e një blerje të re në portë.

The post Onana “nxjerr veten” në shitje, dëmtohet dhe do të mungojë 6 javë, United kërkon zëvendësues appeared first on Telesport.