KOSTT paralajmëron për intervenime në Prishtinë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për 30 minuta në Prishtinë, për shkak të një intervenimi.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për të mundësuar intervenimet e nevojshme në linjat 110kV NS Kosova A – NS Prishtina 5., sot nga ora 15:00 deri në 15:30, do të bëhet shkyçja e linjave 110kV që lidhin nënstacionet në fjalë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, punimet realizohen me qëllim të rritjes së stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për qytetarët e këtij rajoni që furnizohen nga NS Prishtina 5.

 

The post KOSTT paralajmëron për intervenime në Prishtinë appeared first on Kosovapost.net.