Superliga dhe Liga e Parë, caktohet data e tërheqjes së shortit

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar se javën e ardhshme do të tërhiqet shori për sezonin 2025/26 në Superligë dhe Ligën e Parë.

Në fakt, FFK-ja ka shkruar se më datën 21 korrik në selinë e saj, do të hidhet shorti për sezonin e ri, i cili pritet të jetë shumë interesant në të dy kategoritë e para të futbollit kosovar.

Në njoftim, FFK është bërë me dije se shorti për Superligë do të tërhiqet prej orës 13:30 kurse ai për Ligën e Parë nga ora 14:00.

Sezoni i ri, si në Superligë ashtu edhe në Ligën e Parë, nis më datën 16 gusht.

Superliga edhe në sezonin 2025/25 do ti ketë 10 skuadra kurse Liga e Parë është shndërruar në ligë unike, e cila përbëhet prej 18 skuadrave.

The post Superliga dhe Liga e Parë, caktohet data e tërheqjes së shortit appeared first on Kosovapost.net.