Humbja 3-0 nga Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube ka trazuar ujërat te PSG. Luis Enrique është i pakënaqur me të gjithë lojtarët, por sidomos me njërin prej tyre, qendërmbrojtësin Lucas Beraldo.
Pas perfomancës së djeshme, por edhe në shumë ndeshje vendimtare gjatë sezonit, braziliani nuk ka qenë në lartësinë e duhur, ndaj Luis Enrique ka vendosur për t’i bërë dalje dhe të kërkojë një përforcim tjetër për qendrën e mbrojtjes. Beraldo u transferua verën e kaluar te PSG nga Sao Paolo për 20 milionë euro, por nuk ka arritur dot të prshtatet në sezonin e parë te PSG.
Luis Enrique ka piketuar dhe zëvendësuesin ideal të brazilianit në qendrën e mbrojtjes, duke zgjedhur Illya Zabarnyi, qendërmbrojtësin ukrainas, i cili luan te Bournemouth. Klubi anglez e vlerëson 60 milionë euro, shifër që pritet të paguhet nga PSG dhe ukrainasi sipas të gjitha gjasave do të jetë nën urdhërat e Luis Enrique për sezonin e ri.
Përsa i përket Lucas Beraldo, braziliani mund të huazohet diku tjetër po në Ligue ! ku të ketë mundësi të fitojë më shumë përvojë, duke qenë se është vetëm 21 vjeç. Vështirë se PSG mund të pranojë shitjen e tij, ndaj huazimi duket opsioni më i mundshëm.
The post Luis Enrique bën “kurban” brazilian pas humbjes 3-0 nga Chelsea dhe piketon direkt zëvendësuesin e tij appeared first on Telesport.