Për pak nuk njihet, Fifi prezanton ndryshimin e madh fizik

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka habitur ndjekësit me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet para pasqyrës, duke treguar linjat trupore.

Transformimi i saj fizik është më se i dukshëm dhe ka marrë vëmendjen e ndjekësve që kanë vërshuar me komente.

Këngëtarja ka treguar më herët se ka qenë gjithmonë e sinqertë për betejat me peshën dhe shëndetin mendor, duke u kthyer në një shembull frymëzimi për shumë njerëz.