“Një mbretëreshë nuk e lë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë” – Kë po thumbon Egli Tako?

Egli Tako ka zgjedhur të flasë pa përmendur emra, por me një mesazh të qartë e të drejtpërdrejtë.

Në një Instastory të publikuar së fundmi, ajo ka ndarë një thënie në anglisht: “A queen never leaves her throne to address a peasant throwing stones”, që në shqip do të thotë: “Një mbretëreshë nuk e lë kurrë fronin për t’iu përgjigjur një fshatari që hedh gurë”.

Postimi i saj, ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim, ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një kundërpërgjigje me nënkuptim, e drejtuar ndaj dikujt që po e provokon.

Foto: Egli Tako/Instagram

Edhe pse Egli nuk përmend askënd në mënyrë të drejtpërdrejtë, formulimi ironik dhe metaforik i frazës ka bërë që ndjekësit ta lidhin menjëherë me emrin e Gjestit.

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit, e lindur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ka qenë vazhdimisht në fokusin e medieve dhe publikut, veçanërisht pas përfundimit të formatit.

Foto: Egli Tako/Instagram

Komentet dhe veprimet e tyre pas daljes nga loja kanë lënë vend për interpretime dhe spekulime të shumta mbi raportin e tyre aktual.

Kjo shprehje e fundit e Eglit duket si një mënyrë për të vendosur një kufi të qartë dhe për të treguar se nuk ka ndërmend të bie në polemika me ata që, sipas saj, nuk e meritojnë përgjigjen.