Edhe pse kontrata e David Alaba te Real Madrid skadon pas një viti, Florentino Perez po negocion për largimin e austriakut që këtë verë me qëllim uljen e barrës së pagave dhe lejimin e nënshkrimeve të reja që do t’i sjellin freski dhe rendiment të menjëhershëm ekipit.
Perez është i gatshëm të lërë të lirë Alaba vetëm për 15 milionë euro, një shifër dukshëm më e ulët se sa mund të vlente një lojtar i nivelit të tij nëse do të ishte në formën e tij më të mirë, por dëmtimet e njëpasnjëshme kanë ndryshuar situatën.
Edhe vetë lojtari është i vetëdijshëm që nuk ka më vend për të në Madrid dhe se ka ardhur koha për një aventurë të re, te një ekip ku të ketë mundësinë të jetë titullar dhe pse jo të rifitojë formën e tij më të mirë.
Ky largim i mundshëm i Alaba-s do të ishte një nga marrëveshjet më të rëndësishme të verës për klubin madrilen, jo vetëm si një perspektivë sportive për të ruajtur nivelin konkurrues, por edhe për shkak të nevojës për të menaxhuar në mënyrë të duhur financat dhe kufirin e pagave të kërkuar sipas rregulloreve të La Ligës.
The post I skadon kontrata pas një viti, Perez e nxjerr në shitje për 15 milionë euro appeared first on Telesport.