Luis Enrique: U tregova budalla në atë incident, shkova për të qetësuar situatën por…

Paris Saint-Germain u përball me Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube 2025 dhe u mposht 0-3 nga skuadra e Premier League. Një nga golat erdhi nga Joao Pedro, i cili më vonë u përfshi në një grindje të tensionuar pas ndeshjes me trajnerin e PSG-së, Luis Enrique.

Luis Enrique shprehu keqardhje për humbjen e qetësisë gjatë shkëmbimit të nxehtë me Joao Pedro. Trajneri spanjoll, duke u përpjekur të sqaronte se çfarë kishte ndodhur me sulmuesin brazilian, komentoi: “Isha budalla. Ai thjesht qëndronte aty, më shtyu, unë e preka dhe ai u hodh në tokë“.

Spanjolli mori përgjegjësinë dhe pranoi se gjërat dolën jashtë kontrollit. “Nga aty, ka një sërë shtytjesh nga shumë njerëz, të cilat mendoj se të gjithë duhet t’i shmangim dhe të cilat nuk duhet të ndodhin përsëri. Futbolli kështu është. Nuk mund t’i shpjegoj të gjitha”.

Luis Enrique këmbënguli se qëllimi i tij kishte qenë të qetësonte situatën. “Në fund të ndeshjes, ka shumë tension. Është një situatë që mund të ishte shmangur nga të gjithë të përfshirët. Qëllimi im ishte thjesht të sigurohesha që gjërat të mos përkeqësoheshin”, tha ai.

Në fund të ndeshjes, pati një situatë që besoj se mund të ishte shmangur nga të gjithë. Objektivi dhe qëllimi im, si gjithmonë, është të përpiqem të fitoj mbështetjen e lojtarëve në mënyrë që të mos ketë më probleme. Brenda, ka shumë tension, shumë presion”, tha Luis Enrique.

The post Luis Enrique: U tregova budalla në atë incident, shkova për të qetësuar situatën por… appeared first on Telesport.