Pas shitjeve të Tijjani Reijnders dhe Theo Hernandez, Milan mund të humbë një tjetër titullar. Sipas raportimeve të mediave italiane, Al-Nassr interesohet për Christian Pulisic dhe shumë shpejt mund të ketë një ofertë zyrtare për të.
Amerikani, i cili luan si anësor por edhe si mesfushor sulmues, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit saudit, të cilët po ndërtojnë një ekip kompetitiv i aftë të fitojë çdo trofe për sezonin e ri. Pasi rinovuan me Cristiano Ronaldo dhe zgjodhën trajnerin e ri, Jorge Jesus, tani është radha e transferimeve ku synohen emra të njohur, njëri mes tyre është dhe Pulisic.
Në anën tjetër, Milan po punon për një rinovim të kontratës me amerikanin, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2027, ndërsa drejtuesit kuqezinj po punojnë për ta rinovuar deri në vitin 2029, ku do të ketë dhe një rritje rroge për 26-vjeçarin.
Por, interesi i shtuar i Al-Nassr në ditët e fundit, mund të ndryshojë komplet situatën.
The post Pas Reijnders dhe Hernandez, Milan mund të humbë një tjetër titullar. E ndjek Al-Nassr appeared first on Telesport.