Chelsea dhe PSG do të përballen në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila do të luhet në “MetLife Stadium” në Neë Jersey, duke filluar nga ora 21:00 me orën tonë.
Te “Blutë” e nisin nga minuta e parë dy blerjet e reja Liam Delap dhe Joao Pedro, braziliani debutoi në gjysmëfinale ndaj ish-ekipit të tij, Fluminense, ku shënoi dy golat e fitores. Po ashtu e fillon nga minuta e parë, Moises Caicedo, i cili ka pasur probleme fizike, por është i gatshëm për finalen e sotme.
Te parizienët mungojnë Lucas Hernandez dhe Willian Pacho, për shkak kartonash, por Luis Enrique ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm.
CHELSEA XI: Sánchez; Gusto, Colwill, Chalobah, Cucurella; James, Caicedo, Enzo Fernández; Pedro Neto, Palmer; João Pedro.
PSG XI: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; Vitinha, Fabián Ruiz, João Neves; Doué, Dembélé, Kvaratskhelia.
The post Chelsea shpreson te blerja e bujshme, Luis Enrique hedh në fushë formacionin e zakonshëm appeared first on Telesport.