Engjëllusha Salihu, këngëtarja e dashur nga publiku shqiptar, ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë këtë fundjavë, duke sjellë atmosferë të veçantë dhe duke pushtuar rrjetet sociale e mediat online.
Ceremonia madhështore dhe e kuruar në detaje është kthyer në një nga ngjarjet më të komentuara të momentit.
Engjëllusha është dukur mahnitëse në ditën e saj të veçantë, me një fustan të bardhë elegant dhe një pamje që rrezatonte lumturi, shkruan “Kosovarja”.
Në krah të saj nuk munguan as motrat, Njomza dhe Gresa, të cilat për publikun shpesh janë përfolur për ngjashmërinë mes tyre. Në këtë ditë të veçantë, të trija dukeshin si binjake.