Eni Koçi ndan pamjet e shtëpisë së re

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka emocionuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale teksa ka ndarë disa pamje nga shtëpia e re familjare që është në përfundim të ndërtimit.

Në një InstaStory, ajo ka publikuar një video të ambientit të brendshëm të shtëpisë, ku dallohet qartazi stili modern dhe eleganca në çdo detaj.

“Pak nga pak po merr formë shtëpia e re”, shkroi Eni krahas videos, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt ajo, partneri i saj Genc Prelvukaj dhe vajza e tyre e vogël Adea, do të zhvendosen për të nisur një kapitull të ri në këtë shtëpi të re.