Situata e Rodrygo te Real Madrid vazhdon të jetë e ndërlikuar. Sulmuesi brazilian nuk ka ndërmend të largohet me forcë, por ai është tashmë i vetëdijshëm se rëndësia e tij ka rënë ndjeshëm, dhe nëse Xabi Alonso nuk e përfshin atë në planet për sezonin e ardhshëm, atëherë nuk i ka mbetur opsion tjetër veçse të largohet.
“Diario AS”, raporton se nëse Rodrygo vendos të largohet, ekipi i tij i ri do jetë pikërisht Arsenal, klubi londinez ka kohë që e ndjek brazilianin dhe kërkon të përfitojë nga situata e nderë e tij me klubin madrilen.
Klubi londinez do të ishte i gatshëm të paguante rreth 90 milionë euro për të transferuar sulmuesin anësor. Në anën tjetër, Real Madrid ka bërë të ditur se Rodrygo do të largohet për shifrën 100 milionë euro.
Gjithssesi, do jetë vetë braziliani ai që do vendosë për të ardhmen e tij, nëse do vazhdojë të qëndrojë në Madrid, edhe pse e di që nuk do e ketë të lehtë vendin e titullarit dhe mund të përfundojë në stolin rezervë, apo të kërkojë një aventurë të re, ku me shumë gjasa do jetë tek ekipi i Arsenalit.
The post Në rast se do largohet nga Reali, Rodrygo ka zgjedhur të transferohet te ky ekip appeared first on Telesport.