E para e Republikës sonë takon kongresistin Torres: Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA.

Ajo ka njoftuar se ka takuar kongresistin Ritchie Torres.

Osmani ka pohuar se është gjithmonë kënaqësi takimi me të.

“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Osmani në SHBA, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme.

The post E para e Republikës sonë takon kongresistin Torres: Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Kosovës appeared first on Kosovapost.net.