Kurti sonte në një darkë pune pret në takim zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot në mbrëmje do të takojë zyrtarin e lartë të DASh-it për çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.

Në një përgjigje për tëvë1, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se ky takim do të jetë në një darkë pune të shtruar nga e ngarkuara me punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

“Kryeministri Kurti do të takojë sot në mbrëmje zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, në një darkë pune të shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Prattipati”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.

Ndryshe, Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan do të vizitojë sot Kosovën.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë dhe Herecegovinë dhe Serbi.

The post Kurti sonte në një darkë pune pret në takim zyrtarin e lartë të DASh-it, Brendan Hanrahan appeared first on Kosovapost.net.