Presidentja: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në SHBA.

Osmani ka takuar edhe të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea.

“Mirënjohëse për riafirmimin e qartë të Shteteve të Bashkuara se Kosova mbetet partner i ngushtë strategjik i SHBA-ve dhe se aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka pohuar presidentja përmes një postimi në Facebook.

Ajo ka theksuar se në takim kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënive strategjike mes dy shteteve.

“Ndër të tjera, dje në New York, në takim me të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në OKB, Ambasadoren Dorothy Shea, diskutuam edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, tha tutje ajo.

The post Presidentja: Aleatët tanë amerikanë janë fuqimisht të përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara appeared first on Kosovapost.net.