Finalja e Kupës së Botës për Klube është afër, por përpara të dielës, ylli i Chelsea-t, Enzo Fernandez, ka gjetur një moment për të dhënë alarmin: “Të luash gjatë orëve më të nxehta të ditës është shumë e rrezikshme”.
Fernandez nuk po flet rastësisht, duke pasur parasysh se ndeshja vendimtare për titullin kundër PSG-së në stadiumin MetLife është planifikuar për në orën 3:00 pasdite sipas orës lokale.
“Nxehtësia është e pabesueshme. Ditën tjetër kundër Fluminense, ndjeva pak marramendje dhe më duhej të ulesha. E përsëris, të luash në këto temperatura është shumë e rrezikshme”, tha argjentinasi para seancës stërvitore të Chelseat për Sports Illustrated.
Temperatura të larta deri në 31 gradë Celsius dhe lagështi shumë e lartë priten të dielën.
“Padyshim, për spektaklin, për ata që vijnë në stadium për të shijuar ndeshjen dhe për ata që e shikojnë në shtëpi, ritmi i lojës nuk është i njëjtë; ngadalëson gjithçka. Shpresojmë që të ndryshojnë oraret për ta bërë spektaklin më të mirë”, shtoi kampioni i Kupës së Botës 2022.
The post Fernandez jep alarmin para finales: “Kjo është shumë e rrezikshme” appeared first on Telesport.