Milan po bën lëvizje në merkato: midis emrave që monitorohen për sulmin është Nicolas Jackson, i lindur në vitin 2001 dhe aktualisht luan për Chelsea-n.
Transferimet e reja Liam Delap dhe Joao Pedro e kanë tejkaluar Jackson-in në hierarkinë e trajnerit italian Enzo Maresca, kështu që lojtari mund të jetë i prirur të largohet gjatë merkatos së verës.
Megjithatë, një paralajmërim për kuqezinjtë vjen nga Anglia. Sipas Daily Mail, Chelsea pretendon se nuk janë me nxitim për të shitur sulmuesin e tyre dhe e vlerëson atë me 100 milionë sterlina (rreth 115 milionë euro).
Jackson shpesh ka bindur me paraqitjet e tij në fushë që kur mbërriti në Premier League.
Ai ka shënuar 30 gola në dy vjet për Blues, por aktualisht nuk konsiderohet nga tifozët britanikë si një lojtar që mund të bëjë diferencën në kampionatin anglez.
The post 115 milionë euro, vjen lajmi që shuan shpresat e Milan-it appeared first on Telesport.