Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan pritet të vizitoj Kosovën në kuadër të një turneu vizatsh në Ballkanin Perëndimor. Ai do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare, derisa me presidenten Vjosa Osmani ai është takuar në Uashington.

 

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur në platformën X, se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Bosnjën dhe Serbinë.

“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Washington. Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar Hanrahan në X.

Takim me diplomatin amerikan ditë më parë ka pasur edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

“Në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ritheksuam përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani.

Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim, ka thënë jo.