Një aksident me vdekje është shënuar pak pas mesnate, rreth orës 00:40, në autostradën Tiranë-Durrës. Një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit në zonën e Marikajt dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
I vdekur ka mbetur pasagjeri, 19-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi dhe një person tjetër që ndodhej në automjet. Policia thotë se ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekësve.
Ndërkohë, po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Rreth orës 00:40, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën e “Marikaj”, shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.”, njofton policia.