Kapiteni Reece James është i bindur se Chelsea mund t’i sfidojë të gjithë dhe të bëjë një befasi të madhe kundër PSG, për t’u kurorëzuar kampionë bote. Blutë do të përballen të dielën me ekipin francez, që po kalon një formë të shkëlqyer.
PSG, pasi ka fituar tashmë Champions League, synon edhe këtë trofe. Megjithatë, forma dhe reputacioni nuk janë shqetësim për James, i cili nuk ka dyshim se Chelsea do të jetë gati për sfidën në stadiumin “MetLife”.
“Kjo ndeshje është një ndeshje super, e nivelit të lartë. Ata janë një nga ekipet më të forta në botë për momentin. Ata janë më favoritë të fortë. Por unë kam qenë në finale ku kam luajtur për favoritët dhe nuk kam dalë fitues”, tha James.
Më tej, 25-vjecari anglez tha: “Fjala favorit nuk do të thotë shumë për mua dhe nuk më intereson. PSG ka mposhtur të gjitha ekipet angleze, ata kanë një ekip të mrekullueshëm, por edhe ne kemi një ekip të mrekullueshëm dhe kemi befasuar shumë njerëz”.
The post Kapiteni James: Në finale nuk ka favoritë, do të përballemi “kokë më kokë” me ta appeared first on Telesport.