Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres, i cili është shënjestruar nga Arsenal për javë të tëra, po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit në “Emirates” dhe po ia imponon në mënyrë dramatike largimin e tij klubit actual Sporting.
Sipas “The Athletic”, një marrëveshje midis klubeve është e afërt, por vullneti i lojtarit është i qartë dhe i pakompromis. Gyokeres, i vendosur për t’u transferuar në Londër, e ka demonstruar tashmë dëshirën e tij të fortë duke lënë edhe të dashurën e tij në Portugali.
Madje sulmuesi ka informuar menaxhmentin e Sporting se nuk do të jetë i pranishëm për parasezonin dhe se nuk ka ndërmend të luajë më për klubin. Një mesazh i qartë që zbulon tensionin e thellë midis palëve.
Gyokeres thuhet se ndihet i tradhtuar nga presidenti Frederico Varandas, fajtor për thyerjen e një marrëveshjeje që kërkonte shitjen e tij për 60 milionë euro, plus 10 milionë euro në bonuse.
Pas një sezoni fantastik me 54 gola dhe 13 asiste në 52 ndeshje, Gyokeres po bën gjithçka që mundet për të ushtruar presion mbi Sporting që ta shesë atë.
The post Gyokeres nis “luftën e ftohtë” me Sporting, nuk paraqitet në grumbullim, kërkon largimin në Premier appeared first on Telesport.