Sikur të mos mjaftonte super ekipi që ka ndërtuar, i cili sezonin e fundit fitoi çdo trofe të mundshëm, Luis Enrique mendon që PSG ka nevojë për një përforcim në mesfushë. Trajneri spanjoll i PSG-së dëshiron të forcojë skuadrën me një mesfushor sulmues për të plotësuar treshen e zakonshme dhe super solide, Vitinha, Joao Neves dhe Fabian Ruiz.
Dhe për këtë arsye, Luis Enrique iu ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e Fermin Lopez nga Barcelona. Edhe pse sezonin e kaluar nuk ishte një titullar i rregullt në formacionin katalanas, 22-vjeçari ka bërë paraqitje të shkëlqyera për ato minuta që është aktivizuar.
Profili i Fermin Lopez përputhet në mënyrë të përkryer me atë që Luis Enrique dëshiron t’i shtojë strukturës së tij taktike: një mesfushor krijues, agresiv në gjysmën e fushës së kundërshtarit dhe i aftë të vendosë ndeshjet me një paraqitje të vetme. Klubi parizien ka marrë tashmë parasysh kërkesat financiare të Barcelonës, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2029, klubi katalanas është i gatshëm të lejojë largimin e tij për shifrën 80 milionë euro.
Duke mos qenë një lojtar titullar, me shitjen e Fermin Lopez për 80 milionë euro, Barcelona mund të gjejë përforcimin ideal që kërkon për krahun e majtë të sulmit, ku objektiv janë emra si Luis Diaz apo Rafael Leao, të cilët kushtojnë 70-80 milionë euro. Në anën tjetër, transferimi i Fermin Lopez për PSG-në shihet jo vetëm si një përforcim aktual i mesfushës, por si një investim afatgjatë duke parë moshën e re të lojtarit.
The post Luis Enrique kërkon lojtarin e “nënvlerësuar” të Barcelonës, nuk i mjafton super ekipi që ka appeared first on Telesport.










