Gazetari i njohur, Sacha Tavolieri, ekspert i merkatos, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme në lidhje me futbollistin me origjinë shqiptare, Ardon Jasharin, të cilin e kërkon me ngulm Milan.
Sipas Tavolieri-t, ka qenë pikërisht Inter, që i ka bërë Club Brugge një ofertë konkrete për Jasharin: 30 milionë euro plus të riun Aleksandar Stankovic.
Por, propozimi i klubit zikaltër është refuzuar nga vetë lojtari, i cili mesa duket do transferimin vetëm te Milan. Momentalisht marrëvehja mes Club Brugge dhe Milan duket e largët, belgët nuk lëshojnë terren dhe duan 35-40 milionë euro bashkë me bonuset, ndërsa italianët ofrojnë deri në 30 milionë euro.
Në anën tjetër, duke qenë se mori refuzimin e Ardon jasharit, Inter është hedhur në sulm për një tjetër lojtar të Club Brugge, qendërmbrojtësin ekuadorian Joel Ordonez, 19 vjeç, për të cilin klubi zikaltër ofron 22 milionë euro dhe kartonin e Aleksander Stankovic. Deri tani nuk ka ende një përgjigje nga klubi belg, për këtë propozimt të dytë të Interit.
The post Prapaskena e bujshme: Inter kërkon të “rrëmbejë” objektivin e madh të Milanit, por merr refuzimin e prerë appeared first on Telesport.










