Propozimi i Barcelonës për Juventusin: I ofron futbollistin e njohur në këmbim të Kenan Yildiz

Edhe pse kontrata e Kenan Yildiz skadon në vitin 2029, drejtuesit e Juventusit po punojnë për të rinovuar me yllin e ri turk, duke parë parë interesin e shumë klubeve të mëdha ndaj tij.

“Gazzetta dello Sport” raprton se Barcelona e pëlqen shumë Kenan Yildiz, i cili është një lojtar i gjithanshëm, ku luan si mesfushor sulmues, si anësor apo dhe si sulmues i mirëfilltë. Sipas raportimit në fjalë, klubi katalanas është i gatshëm t’i propozojë Juventusit një shkëmbim të bujshëm, Ronald Araujo në këmbim të Kenan Yildiz. Uruguiani është një objektiv i vjetër i bardhezinjve, por vështirë se Juventus mund të pranojë të sakrifikojë një yll të ri si Kenan Yildiz për mbrojtësin 26-vjeçar.

Përveç Barcelonës, një tjetër klubi i madh që po ndjek me shumë vëmendje Kenan Yildiz është edhe Bayern Munich, por Juventus kërkon t’u paraprijë gjithë klubeve të interesuara për Yildiz, duke i ofruar një rinovim kontrate dhe sigurisht një rritje rroge.

The post Propozimi i Barcelonës për Juventusin: I ofron futbollistin e njohur në këmbim të Kenan Yildiz appeared first on Telesport.