Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Botës për klube, humbur 0-4 ndaj PSG, ishte e fundit për Luka Modric me fanellën e Real Madrid. Lojtari tashmë është pjesë e Milan, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, mesfushori kroat i ka dhënë lamtumirën fanellës “los blancos”. “Një epokë e paharrueshme, e lavdishme dhe fitimtare ka mbaruar. Ajo që përjetova më jep edhe më shumë gëzim”, shkruan Modric.
“Të kujtoj gjithçka që arrita këtu më bën shumë të lumtur edhe nëse ka mbaruar. Në Real Madrid u rrita si lojtar dhe si person. Real Madrid më dha gjithçka në futboll dhe për këtë do t’u jem mirënjohës përgjithmonë. Do të jem gjithmonë një tifoz i Real Madrid”, shtoi mesfushori kroat.
“Është e vështirë të zgjedh një moment midis shumë momenteve të çmuara që kam përjetuar këtu, por gjithmonë e theksoj dhe dua ta kujtoj La Décima sepse aty mund të themi se filloi gjithçka. Ai nisi dominimin e 12 ose 13 viteve të fundit, i cili ka qenë i pabesueshëm, duke fituar gjashtë tituj të Champions League në 10 vjet“, deklaroi Modric.
The post Luka Modric i jep lamtumirën Real Madrid përmes një mesazhi: Vështirë të zgjedh momentin më të bukur appeared first on Telesport.










